MENU
klinika

Në moshën 76-vjeçare

Shuhet aktori i mirënjohur Xhevat Qorraj

23.08.2023 - 16:05

Ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare aktori i mirënjohur kosovar, Xhevat Qorraj.

Lajmin e ka bërë të ditur Betim Qorraj përmes një statusi në rrjetin social facebook.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ju!
Lamtumirë
Xhevat Qorraj”, shkruan Betimi.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në Carrabregu i Deçanit, Kosovë. Ai është një aktor, i njohur për shumë role, ndër ta në filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.

Ndërsa në vitet e fundit e kemi parë si pjesë e serialit “Rrushe”, në rolin e Farukut.

Qorraj vlen të ceket se i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë dhe gjatë karrierës së tij ka përthekuar rreth 60 role.