Pllakat e dhembëve ose gurezat nuk duken lehtë pasi nuk kanë ngjyrë, por është një shtresë që formohet rreth dhëmbëve dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe infeksioneve të tjera që mund të ndikojnë në shëndetin tuaj oral.
Megjithate ka shumë mënyra natyrale që mund ta parandalojnë dhe ta zgjidhin këtë problem.Ne do t’ju këshillojmë disa prej tyre..
Përdorni Sode buke
Soda e bukes është e para në listë. Ky pluhur shumë i fuqishëm mund të zbardhe dhëmbët tuaj dhe te heqe shtresat e pllakave.
Vajin e kokosit
Vaji i kokosit është jashtëzakonisht i shëndetshëm për tërë trupin dhe shëndetin oral. Me kombinimin e sodes se bukes, ajo mund t’ju japë dhëmbë të shëndetshëm dhe te parandaloje shume probleme te gojes.
Perberesit:
2 lugë sode buke
2 lugë vaj ekstra të virgjër të kokosit
Si të veproni per përgatitjen:
Merrni një tas të vogël dhe të përshtatshëm dhe kombinoni të gjithë përbërësit.Përziejini ato derisa të përfitoni një paste.Lyejeni furçën tuaj të dhëmbëve në paste dhe lani dhembët me të si zakonisht.
Përbërës të tjerë të dobishm që ju mund të shtoni në këtë paste është peroksid hidrogjeni që gjithashtu mund ta pastrojë plotësisht gojën. Nëse nuk ju pëlqen vaji i kokosit ju mund të përdorni vetëm sode buke direkt në dhëmbë vetëm mos harroni të mos e teproni dhe përsëriteni këtë proces vetëm një herë në javë.