MENU
klinika

Të gjithë jemi ankuar për këtë

Tanimë nuk keni pse shqetësoheni për kualitetin e fotove në WhatsApp!

18.08.2023 - 14:09

një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre. Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës pasi “fotot HD” më në fund kanë arritur. Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. Por për çfarëdo arsye, opsioni “standard” i kualitetit do jetë akoma në dispozicion ku secilën fotografi do ta ulë në përmasat 1600 x 1052m.

Tani është integruar një ikonë e re HD dhe kur ju e shtypni atë ju do mund do të keni mundësi të zgjidhni midis dy paracaktimeve të cilësisë së lartpërmendur. Të gjitha imazhet do të jenë ende të koduara nga fundi në fund, pavarësisht nëse janë HD ose jo. Veçoria e re ka filluar të shpërndahet tek përdoruesit e WhatsApp, por do të duhet disa javë kohë deri sa të arrijë tek të gjithë. Pas kësaj, së shpejti do të ketë edhe video “HD”.