MENU
klinika

Analiza

Të gjithë sytë nga Spanja, çfarë pret BE-ja në 6 muajt e ardhshëm?

01.08.2023 - 09:10

“Ngërçi politik” i Spanjës ka ngjallur paralajmërime të frikshme në lidhje me pasojat e një “vakumi pushteti” në Madrid dhe sjell telashe për axhendën e BE-së.

Madridi mban presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit të BE-së dhe mungesa e udhëheqjes është “burim ankthi”.

Nëse askush nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të qëndrueshme, Spanja do të drejtohet për zgjedhje të reja në dhjetor ose janar, zgjedhjet e treta të përsëritura në tetë vjet.

Si mbajtëse e presidencës së BE-së, Spanja ka për detyrë të gjejë marrëveshje për ndryshime kritike dhe politikisht komplekse, në rregullat fiskale të bllokut.

Berlini dëshiron rregulla të unifikuara, ndërsa Parisi dëshiron fleksibilitet.

Shumë në Bruksel kishin shpresuar se Spanja do të punonte për të gjetur një kompromis.

Spain elections: 'Progressive Bloc' resists onslaught of the right, but  receives a final warning | Spain | Europe

Roli i Madridit si president i Këshillit të BE-së është më i rëndësishëm se zakonisht, sepse zgjedhjet e Parlamentit Evropian në vitin 2024 nënkuptojnë se shumica e punës legjislative do të ndalet në fillim të vitit të ardhshëm përpara votimit të qershorit. Spanja ka thënë se dëshiron të arrijë marrëveshje për më shumë se 100 nga 200 dosjet legjislative që janë ende të hapura.

Ndër më të rëndësishmet është një pakt i ri për azilin dhe migracionin. Por disa shqetësohen se një qeveri e përkohshme në Madrid, do të jetë shumë e hutuar për tu fokusuar plotësisht.

Po ashtu do të mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me ndihmën e BE-së pë Ukrainën.

Miguel Ferrer, nënkryetar ekzekutiv në Shoqatën Spanjolle për Ekonomi Dixhitale, tha: “Vakuumi i pushtetit politik mund të mjegullojë udhëheqjen e Spanjës dhe ta bëjë të vështirë prezantimin e ideve të saj tek anëtarët e tjerë të BE.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

Spanja merr presidencën e Bashkimit Europian