MENU
klinika

Telashet që e presin në shtator

Ushtria ukrainase e destinuar të pësojë disfatë

25.08.2023 - 16:20

Strategët ushtarakë amerikanë paralajmërojnë se arsyeja e përparimit të kufizuar të kundërofensivës ukrainase mund të fshihet në faktin se Kievi ka dislokuar trupat e tij në mënyrë të barabartë në lindje dhe në jug, kjo është arsyeja pse shumë ushtarë janë në pozicione të gabuara, të cilat, në fund, e bën të vështirë depërtimin e linjave të mbrojtjes ruse.

“New York Times” shkruan se gjeneralët amerikanë pohojnë se kthesa do të ndodhë në momentin kur Kievi do të përqendrojë kryesisht trupat e tij në jug, sepse qëllimi më i rëndësishëm në këtë fazë të luftës duhet të jetë ndërprerja e linjës së furnizimit në jug.

Vetëm një ndryshim rrënjësor taktik, thonë ata, do të mund të përshpejtojë ritmin e kundërsulmimit, që po vazhdon prej gati 3 muajsh, pa rezultatet e pritura.

U.S., Ukraine Clash Over Counteroffensive Strategy - WSJ

Sipas informacioneve nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, forcat ukrainase janë aktualisht në “rezervë” të kapaciteteve të tyre dhe mund të gjenden në probleme serioze që në mesin e shtatorit, prandaj nuk mund të përballojnë të shpërfillin këshillat e qëllimshme të aleatëve me përvojë. Sidomos po të kemi parasysh faktin se vjeshta po vjen, dhe muajt më me shi, më të ftohtë dhe me baltë që sigurisht do të ngadalësojnë ecurinë e kundërsulmimit.

“NYT” thekson se pas këtyre paralajmërimeve nga pala amerikane qëndron gjenerali Mark Milley dhe kolegu i tij britanik Sir Tony Radakin, i cili ka rezultuar të jetë një lojtar kyç që nga fillimi i kundërofensive ukrainase.

Disa analistë ushtarakë besojnë se tani është tepër vonë për një ndryshim që do të kishte një efekt real në fushën e betejës, por gjeneralët amerikanë pohojnë se ka ende shpresë dhe se Ukraina mund ta “marrë veten” para dimrit.