MENU
klinika

"Nuk është kontrolluar më"

Vdekja e kamarierit në Sarandë, saldatori: Pajisjen e montova para 4 vitesh

27.08.2023 - 17:06

Lulzim Allkushi, personi që ka montuar ashensorin në një lokal në Sarandë që i mori jetën ndihmës kamarierit 17 vjeçar, ka deklaruar pas arrestimit se montimi i kësaj pajisjeje është bërë 4 vite më parë.
Burime nga grupi hetimor thanë se 43-vjeçari Allkushi ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.

I arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Allkushi ka treguar se gjatë këtyre 4 viteve nuk i ishte kërkuar që të kryente kontrollin e ashensorit në lokalin ku humbi jetën 17 vjeçari Antonio Deliaj.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fikni muzikën...”! Lot dhe tronditje

Si ndërroi jetë kamarieri 17-vjeç në mesnatë?