MENU
klinika

Për çfarë akuzohet

Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës të Cërrikut

31.08.2023 - 18:31

Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi.

Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

Ndërkohë ende nuk dihen të tjera detaje mbi hetimet, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin informacione shtesë.