MENU
klinika

Vizita në Shkup dhe në Tetovë

Nazarko: Qëndrimi i Kurtit, i gabuar

24.08.2023 - 21:59

Vizita e kryeministrit Kurti në Shkup dhe në Tetovë ngjalli shumë debat, pasi ai nuk takoi as kryeministrin, as presidentin dhe mbi të gjithë as përfaqësuesin historik dhe me kreun e partisë më të madhe të shqiptarëve Ali Ahmeti.

Analisti është shprehur se gabimi i vetëm i Kurtit në këtë vizitë ishte se nëse ai donte që të merrte rol drejtues duhej që të përfshinte në këtë takim shumë përfaqësi dhe jo vetëm me përfshirjen e dy tre partive të reja.

“Kosova është shumë pro-aktive në rajon në Maqedoni dhe në Mal të Zi dhe këtu është problem i Shqipërisë që nuk është kaq proaktive por duhet që të jetë më e përfshirë në aspektin, kulturor partiak dhe kulturor. Kurti e përdori në një moment të vështirë dhe zgjodhi një temë populiste dhe faktori maqedonas u tregua shumë i matur edhe pse tha se nuk kanë pasur asnjë gjë me mesazhet e tij dhe nuk përjashtoi qëndrimin kritik ndaj tij, por gabimi i Kurtit ishte se nëse do të duhet që të kishte një rol përfshirës nuk duhet që të bënte përjashtime të tilla siç ndodhi me përfshirjen e dy tre partive të reja, Aleanca Pro Shqiptare është ajo që e ka mbështetur më shumë Kurtin dhe ky është një gabim. Kurti u bë pjesë e sherreve të vogla në Maqedoni, por nëse do që të jetë faktor rajonal duhet që të jetë më gjithpërfshirës”, ka thënë Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Asnjë lëvizje për njohjen e Kosovës nga Greqia“

Nazarko: Kurti nuk fitoi asgjë nga darka e Athinës