MENU
klinika

Mungon vullneti i Prishtinës

Vuçeviç: Nuk ka deeskalim të situatës në Kosovë

03.08.2023 - 13:10

Ministri i Mbrojtjes  së Serbisë, Millosh Vuçeviç këtë të enjte ka deklaruar se nuk ka deeskalim të situatës në Kosovë, sepse sipas tij për këtë mungon vullneti I Prishtinës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Serbia nuk ka bërë asgjë për ta përkeqësuar situatën në terren, por ka dërguar mesazhe për të qetësuar situatën dhe për të gjetur një kompromis.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase Vuçeviç ka thënë se serbët në Kosovë kanë qenë shumë tolerant.

“Nuk do të futem në atë kurth dhe shkëmbim të vazhdueshëm tezash që duhet të dy palët, nuk di çfarë të bëj. Nëse dikush ka qenë tolerant dhe më se normal, kanë qenë serbët në Kosovë e Metohi dhe kjo. ishte Serbia, nëse dikush dërgonte mesazhe në drejtim të qetësimit të situatës, vullnetit të mirë, kërkimit të kompromisit, atëherë është pala serbe”, ka thënë Vuçeviç.