Në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Ballkanit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në Athinë të hënën edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga i cili mori mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës. President serb u shpreh në Instagram se pati një bisedë “të mirë dhe të hapur” me presidentin ukrainas në kuadrin e takimit të Ballkanit dhe se diskutuan për çështje të lidhura me integritetin territorial të të dyja vendeve. “U shpreha se kur bëhet fjalë për çështjen e integritetit territorial, Serbia, në dallim nga të tjerë, është e sinqertë dhe mbështet integritetin territorial të Ukrainës. Ishte një bisedë e sinqertë dhe miqësore që shpresoj se do të krijojë bashkëpunimin me një vend që nuk i ka bërë dëm ndonjëherë Serbisë. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës, për sa i përket integritetit territorial të Serbisë”, tha zoti Vuçiç. Pra prania e presidentit Vuçiç në një tavolinë me liderin ukrainas në një moment kur lufta Moskë-Kiev është më e nxehtë se kurrë tregon kthesën e madhe që po merr Beogradi nga presioni i Perëndimit dhe këtë e vërtetuan edhe zhvillimet e djeshme. Sinjalet po tregojnë dita-ditws se Vuçiç po ia kthen shpinën Vladimir Putinit.
Shpaloset në mes të Beogradit flamuri i Ukrainës
Pas takimit nw Athinw, Serbia ka bwrw ditwn e djeshme njw veprim tw papritur. Dita e Pavarësisë së Ukrainës u shënua me shpalosjen e flamurit të Ukrainës në Sheshin e Republikës në Beograd. Dita e Pavarësisë së Ukrainës u shënua dje me shpalosjen e flamurit të Ukrainës në Sheshin e Republikës në Beograd. Tubimit në qendër të Beogradit i ka paraprirë Marshi i Solidaritetit me Ukrainën. Disa qindra njerëz, duke përfshirë përfaqësues të trupit diplomatik dhe komunitetit ukrainas, ecën nga Parku Pionirski deri në Sheshin e Republikës, ku u luajtën himnet e Serbisë dhe Ukrainës dhe u mbajt një minutë heshtje për të nderuar ata që vdiqën në luftë. “Ukraina po feston festën e saj më të madhe kombëtare, Ditën e Pavarësisë”. Duke pasur parasysh kushtet, ne nuk mund t’ju ftojmë përsëri, t’ju trajtojmë me pjata ukrainase. Edhe një herë, kjo ditë po mirëpritet në kushtet e luftës”, tha ambasadori i Ukrainës Volodymyr Tolkach për të mbledhurit në shesh.
Reagon SHBA-BE
Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Joffre, i tha turmës se Bashkimi do të qëndrojë në Ukrainë për aq kohë sa të zgjasë “agresioni brutal rus” dhe tashmë ka dhënë 74 miliardë euro në formën e ndihmës humanitare dhe financiare. si dhe 20 miliardë euro ndihmë ushtarake. “Ne e admirojmë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas për hir të lirisë për të cilën ata paguajnë një çmim të lartë.” Ukraina, Ballkani Perëndimor, Serbia, Evropa ndajnë një trashëgimi të përbashkët, histori, por edhe të ardhmen dhe neve na takon ta ndërtojmë atë”, tha ai. Ambasadori amerikan Christopher Hill tha se shumë njerëz në botë po mendonin për Ukrainën dhe mendonin se të gjithë këto ditë janë ukrainas në një farë mënyre. “Jam shumë krenar që SHBA-të kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Nuk është vendim i qeverisë sonë, por i popullit tonë, ju do të shihni flamuj ukrainas të ekspozuar në oborret e shtëpisë në të gjithë SHBA-në”, tha Hill. Ai tha se Serbia dhe Ukraina po afrohen më shumë. “Nuk e di kush është këtu, por e di që në Athinë u mbajt një takim shumë i suksesshëm mes Presidentit (Serbisë) Aleksandër Vuçiç dhe Presidentit Volodymyr Zelenskiy, atmosfera ishte e shkëlqyer”. U gëzova shumë që e pashë këtë, si dhe faktin që kryeministrja Ana Brnabi? mbajti një fjalim në platformën e Krimesë”, shtoi ai. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, tha në Parkun Pionirski se tubimi tregoi solidaritet me “miqtë ukrainas që po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm për jetën, familjet dhe lirinë e tyre”.