MENU
klinika

Bardhi dhe të vetët drejt shkarkimit?

Zbardhen prapaskenat e Kuvendit të 2 shtatorit të thirrur nga Basha

29.08.2023 - 17:33

Me ardhjen e shtatorit nis edhe sezoni i ri politik, ku sigurisht vëmendja është tek aksioni i opozitës si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve të mazhorancës qeverisëse.

Përveç përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, demokratët do të vijojnë të jenë të përçarë edhe sa i përket nismave.

Partia Demokratike zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha me 2 shtator do mbajë Kuvendin Kombëtar ku në fokus do të jenë ndryshime statutore.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet me datën 2 shtator, ndërsa para tij pritet që të mërkurën të mblidhet kryesia për të bërë propozimet përkatëse për ndryshimet statutore.

Mësohet se statuti do të preket tek pjesa e sekretariateve dhe Këshilli Kombëtar.

Debatet e javëve të fundit për kopetencat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike duket se do të çojnë në ndryshime statutore tek kjo parti në Kuvendin e datës 2 shtator.

Burimet e “Ora Neës”, saktësuan se brenda PD-së janë duke u diskutuar disa ndryshime në statut ku do të kufizohen dhe do të specifikohen detyrat e Sekret ararëve të partisë.

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar pritet që të jetë një tjetër pikë në status që do t’i propozohet anëtarëve të Kuvendit për ndryshim!

Nëse deri më tani jo më pak se 150 anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar, kjo praktikë duket se nuk do të ekzistojë më, pasi Lulzim Basha do të propozojë që veç anëtarëve ex-officio e gjithë pjesa tjetër e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të zgjidhen nga degët e PD.

Këshilli Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës mes dy kuvendeve në Partinë Demorkatike, ndaj duket se përbëra e tij do të ndryshojë tërësisht pas datës 2 shtator.

Muajt e fundit Partia Demokratike zyrtare është përfshirë në debate të forta, ku kryesia, grupi parlamentar dhe sekretari i Përgjithshëm kanë akuzuar në vazhdimësi njëri-tjetrin për shkelje të statutit, dhe nisur nga këto përplasje dhe interpretime statutore duket se Lulzim Basha e ka parë si mësim, duke I propozuar mijëra anëtarëve të Kuvendit Kombëtar saktësimin e detyrave të gjithësecilit në statut.

Mbledhja e organit më të lartë statutor në Partinë Demokratike nga Lulzim Basha, pritet që ta thellojë ndarjen në PD zyrtare pasi vetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe një pjesë e deputetëve dhe e kryesisë nuk e njohin si mbledhje as atë dhe as Bashën si kryetar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do merren vendime të rëndësishme për të ardhmen”

Basha zbulon datën, ja kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

31 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit