11.08.2023 - 11:46
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar në Vlorë, pasi u qëllua me grushte nga djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta.
Sipas dosjes hetimore, të siguruar për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshuu me fjalët: Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin.
Ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët: Jo me mua këto muhabete.
Debati ka vijuar dhe Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë, i është përgjigjur: Fol pak më qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.
Më pas Meshau është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët: Seriozisht e ke ti?
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë!
Rei Meta tregon versionin e ngjarjes: Nuk kisha qëllim ta vrisja
Foto pak para momentit fatal
Si u vra inxhinieri në Vlorë? Rei Meta e goditi me dy grushta në qendër interneti
“Mos më ngri zërin”