MENU
klinika

"Kjo është e papranueshme"

Zyrtari ukrainas: Vuçiç na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën

17.08.2023 - 13:05

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko thotë se është i tronditur nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në lidhje me çështjen e Kosovës. Ai tha se nuk i takon presidentit serb që t’i tregojë Ukrainën se çfarë duhet të bëjë me Kosovën, shkruan gazeta N1.

“Jam tronditur nga mënyra krejtësisht e papranueshme, jodiplomatike në të cilën presidenti i Serbisë i ka paraqitur kërcënimet e tij sepse ajo që kemi janë kërcënime, madje edhe shantazhe absolutisht të papranueshme. Kështu e perceptoj unë deklaratën e tij për ne.

Shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt. Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiç të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë.

Kjo është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Për sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, kjo është prerogativë e Presidentit tonë, sepse Presidenti është përgjegjës për udhëheqjen e politikës së jashtme, duke përfshirë çështjet e njohjes.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vuçiç, i aftë për t’u ulur në dy karrige”

Profesori amerikan: Serbia do ta njohë Kosovën, por…