MENU
klinika

VIDEO

A i mbijeton iPhone 15 Pro hedhjes nga një makinë në lëvizje?

29.09.2023 - 14:24

Shitjet për linjën e iPhone 15 kanë filluar në të gjithë botën që kur telefonat e mençur u prezantuan më 12 shtator në eventin “Wonderlust”

Por një nga veçoritë që u intereson të gjithëve është patjetër qëndrueshmëria që përbën një pajisje, transmeton Telegrafi.

Të gjithëve na ndodh të na rrëshqasë telefoni nga duart dhe nuk duam të gërvishtet lehtë apo të thyhet.

Redaktorja e teknologjisë e MailOnline e testoi së fundmi durueshmërinë e modelit iPhone 15 Pro duke e hedhur atë nga një veturë në lëvizje.

Makina po bënte një ‘drift’ me shpejtësi të lartë dhe udhëtonte nëpër një piste garash me 96 kilometra në orë.

Sidoqoftë, kjo pajisje ishte e veshur me një mbështjellëse nga prodhuesi i aksesorëve Mous dhe çuditërisht modeli iPhone 15 Pro mbijetoi rënies pa u dëmtuar. /Telegrafi/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


iPhone 14 doli në periudhën e Covid-i

Bëhuni gati, iPhone 15 del në vjeshtë!