MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A munden yndyrnat e pangopura të shkaktojnë inflamacion?

27.09.2023 - 16:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A munden yndyrnat e pangopura të shkaktojnë inflamacion?

Mjeku: Ekzistojnë dy lloje kryesore të yndyrnave të pangopura: Omega-3 dhe Omega-6. Për një kohë të gjatë është folur se si yndyrnat e pangopura Omega-3 mbështesin shëndetin e zemrës dhe kanë efekte anti-inflamatore.

Nga ana tjeter, yndyrnat e pangopura Omega-6 janë parë si jo të shëndetshme. Kjo për shkak se në disa studime është vënë re se kanë rol ndërmjetësues tek inflamacionet.

Ky mendim ka ndryshuar pas hulumtimeve të tjera që kanë treguar se këto yndyrna janë gjithashtu të afta të bëjnë që inflamacioni të largohet. Studime me afatgjata kanë parë që nivelet më të larta të Omega-6 bashkëshoqerohen me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Hulumtimet e shumta tregojnë se yndyrnat e pangopura, të marra nga një dietë e balancuar, janë të mira për shëndetin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.