MENU
klinika

I vodhën shtëpinë

Adelina Tahiri flet me detaje për traumën që përjetoi!

27.09.2023 - 12:52

Adelina Tahiri është një artiste që prej kohësh ka marrë një pauzë mjaft të gjatë nga muzika dhe ekrani. Mirëpo, edhe pse larg botës së artit, ajo ka qenë në qendër të portaleve. E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, Adelina ka folur më shumë mbi lajmet që janë shkruar kohët e fundit për të…

Para pak kohësh doli lajmi që shtëpia jote në Selanik ishte grabitur, si e ke përjetuar këtë gjë?

Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë. Por nuk është këtu problemi.

Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më. Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkani, jo nga dera. Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur. Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse.

Si i përballon ti gjërat që të mërzisin?

Nuk dua t’i mërzis njerëzit rreth meje dhe mbyllem në vete. Më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të qesh. Pastaj mbyllem në vete, qaj pak dhe kalon. Kam qenë shumë e mërzitur këto kohë dhe nuk e kam pasur mendjen tek krijimi i këngëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon moshën pa problem

Adelina Tahiri feston ditëlindjen

Fotoja që i tregoi të gjitha

Adelina Tahiri nënë për herë të dytë?


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat