Aktori dhe komediani Russell Brand në telashe me drejtësinë! Sipas burimeve nga DailyMail, ai akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare.
Katër gra pretendojnë se janë sulmuar seksualisht midis viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar për BBC Radio 2 dhe Channel 4 si dhe duke luajtur në filma të Hollywood-it.
Ai gjithashtu do të përballet me akuza për sjellje kontrolluese, abuzive dhe grabitqare, pas një hetimi të përbashkët nga mediat: The Sunday Times, The Times dhe Channel 4 Dispatches.
Brandi i ka mohuar akuzat duke pretenduar se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale. Ai akuzoi mediat për një “sulm të koordinuar”.