MENU
klinika

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Arrestohet kreu i Partisë Socialiste në Finiq

02.09.2023 - 08:45

Kryetari i Partisë Socialiste në bashkinë e Finiqit, i cili shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se Thoma Kallojeri ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij.

Raportohet se 67-vjeçari u kap në flagrancë nga autoritetet e policisë rrugore të Sarandës me një sasi të lartë alkooli në gjak.