Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali I tij Gjin Guri.
Sipas burimeve paraprake, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri, i cili nuk është i njohur Për aktivitetin e tij kriminal në atë zonë.
Pista kryesore e cila po hetohet dhe mendohet të jetë shkak i atentatit dyshohet të jetë konflikti për kultivimin e narkotikëve.
Kjo pasi në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit.