MENU
klinika

Gazetarja blen hashash mes nxënësve

Balla: Nuk kam fshesë magjike t’i zhduk me një goditje shpërndarësit

20.09.2023 - 17:12

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas një lajmi të gazetares Dorjana Bezat, e cila ka shkuar në një prej shkollave të Tiranës dhe ka gjetur sërish drogë mes nxënësve. Kjo, disa ditë pas operacionit “Tempulli” për goditjen e spaçatorëve.

Balla thotë se as Policia e Shtetit dhe as ai vetë nuk kanë fshesë magjike për të zhdukur shpërndarësit e lëndëve narkotike.

“As Policia e Shtetit dhe as unë si Ministër i Brendshëm nuk kemi një fshesë magjike për t’i fshirë në një goditje të vetme shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Ajo që duam të garantojmë me siguri publikun është angazhimi sistematik i Policisë së Shtetit çdo ditë kundër këtij fenomeni, si asnjëherë më parë, për të krijuar perimetra të padeportueshëm sigurie pranë shkollave”, shkruan ministri Taulant Balla.

Hetimi për “Tempullin” ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 200 urdhra ndalimi, në disa qytete të vendit. Numri i shtetasve të ndaluar në saj të këtij operacioni në Tiranë ka shkuar në 93.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacioni me mbi 200 të arrestuar/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin

“Dhe sa breza nxënësish duhet të dëmtojë droga për tu ndërgjegjësuar?”