MENU
klinika

Ervin Karamuço ngre alarmin

“Bandat përdorin nxënësit për shpërndarjen e lëndëve narkotike”

12.09.2023 - 19:24

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur sa i takon masave të reja që janë marrë për rritjen e sigurisë nëpër shkolla, shtoi se shpërndarja e lëndëve narkotike është problemi më i madh për momentin.

Në një intervistë televizive, Karamuço tha se kjo është një nismë pozitive , por sipas tij siguria duhet të jetë jo vetëm brenda perimetrit të shkollës, por edhe jashtë gardhit. Eksperti theksoi se mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike është ulur në 12-vjeç, që do të thotë se siguria duhet rritur edhe në shkollat 9-vjeçare, teksa shtoi se grupet kriminale përdorin tanimë nxënësit për shpërndarjen e drogës nëpër shkolla.

“Ne kemi harruar, por në vitet e para të tranzicionit kemi ushtruar kontrolle në shkolla për nxënës që ishin të dyshuar. Mësuesit dhe një staf gjithmonë raportonte për informacione të ndryshme. Tani perimetri duhet të parë se çfarë do të bëjmë brenda shkollës dhe jashtë gardhit. Më erdhi mirë për iniciativën, është një model i marrë nga Perëndimi. Shkollat janë targetuar si objekte që rrezikohen shumë së fundmi, në një formë eksperimentale fillimisht, por edhe fitimprurëse nga grupe kriminale.

Kemi pasur ngjarje që kanë rrezikuar jetën e nxënësve, për fat të mirë jo si në Serbi. Mosha e nxënësve që përdorin lëndë narkotike ka shkuar në 12 vjeç, që do të thotë së duhen kontrolle edhe në shkollat 9-vjeçare. Sot nuk kemi eksponentë të krimit që hyjnë serbes në shkolla, jo kemi një perimetër sigurie. Por këta futen ndryshe, duke përdorur po nxënësit e shkollave. Ne këta duhet t’i mbajnë nën vëzhgim, sepse shkolla e di se kush janë dhe duhet të marren masa, deri në përjashtim”, tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma

“Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”