MENU
klinika

“Nuk do lejojmë kalimin e kamionëve”

Banorët e 4 fshatrave në Zall Herr protestë kundër guroreve

18.09.2023 - 10:41

Banorët e katër fshatra të njësisë administrative të Zall Herr janë ngritur sërish në protesta kundër guroreve në zonë, që sipas tyre po u shkatërrojnë rrugët e banesat.

Ata shprehen se guroret i kanë dëmtuar ujin e pijshëm, i cili u vjen në rubinetet e çezmave i turbullt.

Ndërsa shprehet se institucionet nuk kanë reaguar për kërkesat e tyre, ndaj nga dita e sotme (18 shtator) s’do lejojnë kalimin e kamionëve.

“Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Se ata mund të thonë se nuk jemi vënë në dijeni. Probleme kemi dhe për ujin e pijshëm. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt. Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur”, tha një prej banorëve të zonës.

Banorët shprehen se janë harruar nga politika dhe në zonën e tyre s’ka asnjë investim në infrastrukturë.

Ndërsa shtuan në orën 16:00 do të përshkallëzojnë protestën e tyre, se do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konferenca e Liderëve të Ballkanit

“Zaev më i preferuari i Merkel”