MENU
klinika

A funksionon vërtetë ky trajtim estetik?

“Barbie Botox” është fiksimi më i ri i TikTok-ut

30.09.2023 - 08:20

“Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Barbieland, oazën e kukullës mitike të të gjitha kohërave. Duket gati surreale, por që prej lançimit të filmit të Margot Robbie dhe Ryan Gosling, çdo detaj i tij duket se po kapërcen çdo kufi të mundshëm dhe tanimë është bërë realitet i prekshëm për të gjithë.

Trendi i radhës që po lulëzon në TikTok, duke shënuar plot 11.4 milionë hashtags në rrjetin social më të përdorur të momentit, quhet “Barbie Botox” dhe konsiston në përdorimin e Botox-it për ta bërë qafën më të hollë dhe më të gjatë njëlloj si kukulla Barbie. Kjo lloj procedure estetike ekziston prej kohësh, por kërkimet në Google treguan që ka një rritje të aplikimit të saj që prej korrikut të këtij viti.

Lidhur me këtë temë ka reaguar i shqetësuar Emanuele Bartoletti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Estetike (SIME), i cili në një prononcim për “Adnkronos Salute”, u shpreh: “Përdorimi i toksinës botulinum për ta bërë qafën të hollë dhe të gjatë si ajo e Barbie-t është absurd. Ajo nuk është krijuar për të bërë qafën të hollë dhe të gjatë, por për trajtimin e rrudhave në harkun mes vetullave, ballë dhe zonën rreth syve. Është jashtë çdo indikacioni mjekësor. Barbie Botox është përdorur edhe në rastet e ngurtësimit të qafës apo hipertonisë muskulare, por përdorimi i saj për qëllime estetike është çmenduri.

Kjo tendencë është shembulli klasik i drejtimit të gabuar që po merr mjekësia estetike.”-përfundoi ai.

"Barbie Botox" është fiksimi më i ri i TikTok-ut, por

Ishte influencuesja amerikane Isabelle Lux ajo që e bëri të famshme këtë trend. Isabelle publikoi videon e parë në mesin e qershorit, në të cilën tha se i ishte nënshtruar procedurës sepse dëshironte një pamje më të bukur të qafës për dasmën e saj të ardhshme. Në videon e radhës, një ditë pas operacionit, ajo tashmë po fliste për zhvillimet përballë posterit të filmit Barbie dhe më pas vazhdoi të ndante përditësimet me ndjekësit e saj.

Si funksionon Barbie Botox

Teknika virale konsiston në injektimin e Botox-it midis muskujve të zverkut të qafës dhe shpatullave, të cilat në praktikë bllokohen dhe për këtë arsye gradualisht atrofizohen, duke reduktuar dhe duke dhënë iluzionin e një qafe më të gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN