MENU
klinika

Analiza

BE, e lodhur nga varësia nga Kina

14.09.2023 - 10:35

Në fjalimin e saj të fundit mbi gjendjen e BE-së përpara zgjedhjeve evropiane, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zbuluar planet e bllokut, në një sërë çështjesh.

Megjithatë, një “megaprojekt” duket se do të zemërojë partnerin dhe rivalin e saj, Kinën.

“Nga era te çeliku, nga bateritë te automjetet elektrike, ambicia jonë është e qartë: e ardhmja e industrisë sonë të teknologjisë së pastër duhet të ndërtohet në Evropë”, theksoi ajo.

Ajo paralajmëroi se kompanitë evropiane nuk ikin nga konkurrenca, por shpesh janë viktima të praktikave të padrejta. Von der Leyen theksoi se Evropa nuk ka harruar sesi praktikat e padrejta tregtare të Kinës kanë ndikuar në industrinë diellore.

“Zgjohet” Bashkimi Europian, Von der Leyen prezanton

Von der Leyen njoftoi se Komisioni po nis një hetim për automjetet elektrike që vijnë nga Kina.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se është e rëndësishme që BE të ketë kanale të hapura komunikimi me Kinën. Pritet që temat e gjelbra të dominojnë fushatën për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zbatimit të Planit Evropian të Gjelbër, të paraqitur në vitin 2019. “Plani i Gjelbër Evropian lindi nga nevoja për të mbrojtur planetin tone.

Në pesë vitet e fundit, numri i fabrikave të çelikut të pastër në BE është rritur nga asnjë në 38. Tani po tërheqim më shumë investime në të pastër hidrogjeni sesa Shtetet e Bashkuara dhe Kina së bashku”, tha ajo.

Ajo iu drejtua fermerëve evropianë dhe u tha atyre se prodhimi i ushqimit të shëndetshëm duhet të jetë baza e politikës bujqësore, ndonëse kjo nuk është aspak e lehtë, sidomos në një kohë kur vazhdon lufta në Ukrainë. Për këtë çështje, ajo bëri thirrje për “dialog më të madh dhe më pak ndarje”.