MENU
klinika

Takimi me grupin e Bardhit

Berisha: U diskutua gjerësisht mbi drejtimin disfunksional me Kushtetutën dhe parlamentin

13.09.2023 - 15:01

Pas përfundimit të mbledhjes me grupin e PD-së së Bardhit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se së bashku diskutuan mbi drejtimin disfunksionial në kundërshti me ligjin dhe me Kushtetutën e Parlamentit. Ai shtoi se opozita do t’i japë Qeverisë përgjigjet e merituara.

“Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi. U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!”- tha Berisha.