MENU
klinika

"Vuçiç pranoi propozimin e BE..."

Borell: Kurti refuzoi Asociacionin dhe insistoi në njohjen e Kosovës!

14.09.2023 - 18:56

Në Bruksel kanë përfunduar të gjitha takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar pas përfundimit të takimit, se kryeministri Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për themelimin e Asociacionit.

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit, të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai insistoi në vend të kësaj në formalizimin e njohjes de facto si hapin e parë. Më duhet të them se presidenti Vuçiq e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes. Ai erdhi me një propozim tjetër, por më në fund e pranoi propozimin tonë”, ka deklaruar Borrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të hiqen masat ndaj Kosovës"

Kurti: BE nuk na dha asnjë propozim në tryezë