MENU
klinika

"Të hiqen masat ndaj Kosovës"

Kurti: BE nuk na dha asnjë propozim në tryezë

14.09.2023 - 17:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.

Ai u shpreh ndër të tjera se BE nuk i dha asnjë propozim. Sakaq, ai kërkon masat e konsideruar të padrejta për Kosovën të hiqen.

“Dokumenti nuk ka datë, po rrjedha është e qartë që ky dokument është shkruar marrëveshja. Sa i përket sanksioneve në mënyrë që 27-shja e BE mos të jetë e detyruar të votojë, ne duhet të kemi kujdes dhe për këtë po bëjmë gjithçka që është e mundur. Arrestimi i kriminelëve të korruptuar, shqyrtimi i ligjit në njërën anë dhe siguria në anën tjetër, e ndihmojnë njëra tjetrën. Duhet të bëjmë kujdes.

Nuk ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses!