MENU
klinika

Evidentimi i gjuhës së urrejtjes

Call Of Duty, përdorë AI gjatë ndeshjeve në internet

04.09.2023 - 09:10

Loja e famshme Call Of Duty ka filluar të përdorë AI për të “dëgjuar” gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjeve në internet.

Prodhuesi Activision tha se mjeti i moderimit, i cili përdor teknologjinë, do të jetë në gjendje të identifikojë gjuhën diskriminuese dhe ngacmimet në kohë reale, përcjell Telegrafi.

Mjeti që po shpërndahet në Call Of Duty, i quajtur ToxMod, është prodhuar nga një kompani e quajtur Modulate.

Shefi i teknologjisë i Activision, Michael Vance tha se kjo do të ndihmonte ta bënte lojën “një përvojë argëtuese, të drejtë dhe mikpritëse për të gjithë lojtarët”.

Bisedat me qasje toksike kanë qenë prej kohësh një problem për video-lojërat në internet, me gratë dhe minoritetet veçanërisht në shënjestër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Aventurë me një lojtar të drejtuar nga historia”

Legjenda Lara Croft po vjen në lojën “Call of Duty”

Industria që po rritet me hapa të shpejtë

Luani videolojëra dhe fitoni 70 mijë dollarë në vit