MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është trombofilia?

28.09.2023 - 17:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është trombofilia? Pse ndodh gjatë shtatzënisë?

Mjeku: Në shtatzëni, gjaku ka tendencën të mpikset më shumë: Kjo është e nevojshme për të zvogëluar mundësinë e gjakderdhjes gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Mirëpo kjo tendencë mund të rrisë rrezikun e formimit të mpiksjeve të mëdha të gjakut që shkaktojnë trompozë. Por mbi të gjitha, ky rrezik bëhet edhe më i rëndësishëm nëse ka faktorë të tjerë, të trashëguar ose të fituar, që çojnë në një predispozitë trombofile.

Le të shohim se çfarë saktësisht është trombofilia, cilat janë rreziqet, si mund ta zbuloni dhe çfarë duhet të bëni.

Trombofilia, fjalë për fjalë, do të thotë trombo-mpiksje dhe fili-miq. Me fjalë të tjera, trombofilia është mundësia për të vuajtur nga trompoza, dhe mpiksjet e gjakut apo venave për shkak të një tendence të tepruar të gjakut që mpikset.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.