MENU
klinika

Xi Jinping “spastron” qeverinë

Çfarë ka ndodhur me ministrin e Mbrojtjes në Kinë?

16.09.2023 - 16:05

Li Shangfu, ministri i mbrojtjes i Kinës, thuhet se është nën hetim.

Ai do t’i nënshtrohet hetimeve të thelluara nga autoritetet kineze dhe madje mund të jetë shkarkuar nga posti.

Ky është versioni i ofruar nga disa burime anonime të qeverisë amerikane për të shpjeguar mungesën misterioze të Li, që është zhdukur nga vëmendja e publikut për më shumë se dy javë.

Në pritje të konfirmimit të mëtejshëm, shkarkimi hipotetik i ministrit do të nënvizonte tensionet e vazhdueshme brenda radhëve të anëtarëve elitë të strukturës ushtarake dhe të politikës së jashtme të Pekinit.

“Financial Times”, e cila citoi tre zyrtarë amerikanë dhe dy persona në dijeni të informacionit të inteligjencës, sipas të cilave ministri kinez tashmë është hequr nga posti i tij.

Xi Jinping “spastron” qeverinë, zhduket ministri i Mbrojtjes,

Megjithatë, burimet nuk shpjeguan se çfarë e shtyu administratën Joe Biden në përfundimin se Li ishte nën hetim. Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi lajmin dhe as ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët vietnamezë thanë se Li anuloi papritur një takim javën e kaluar për “arsye shëndetësore”, raportoi “Reuters”.

Lajmi i Li erdhi dy muaj pasi presidenti kinez Xi Jinping hoqi Li Yuchao dhe Liu Guangbin, dy figurat kryesore të Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, organi që mbikëqyr arsenalin e raketave të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, armët me rreze të gjatë dhe ato bërthamore.

Në korrik, megjithatë, një tjetër ministër u zhduk nga radari: kreu i Ministrisë së Jashtme, Qin Gang, i cili u zhduk nga publiku për një muaj përpara se të hiqej nga posti i tij.

Kujtojmë se Li, i cili mori detyrën më 12 mars, u emërua anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak në muajin tetor. Në vitin 2018, ai u sanksionua nga SHBA.