MENU
klinika

Zbardhet dëshmia e rojës

Çfarë mbeti nga zjarri në fabrikën e “Deutsch Color” në Maminas?

24.09.2023 - 10:55

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës.

Kamera e A2 CNN ka mundur të kapë atë që ka mbetur nga magazina, e cila duket totalisht e shkatërruar, për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet.

Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës, teksa shkaqet janë ende të paqarta.

Zjarri nisi rreth orës 23:00 dhe përmasat e tij detyruan autoritetet të bllokojnë qarkullimin e aksit Tiranë-Durrës, si dhe të ndërpresin energjinë për motive sigurie.