Sot në SPAK do të mbahet seanca për dëgjimin e mbrojtjes së të pandehurve për Inceneratorin e Fierit.
Seanca pritej të niste prej orës 10, po për shkak se nuk kanë mbërritur avokatët mbrojtës të personave të marrë të pandehur ende nuk ka nisur.
Pritet që sot të realizojnë mbrojtjen të paktën edhe 7 persona të marrë të pandehur, përfshirë ish-ministrin Koka, ish-deputetin Bllako dhe Arben Dervishaj, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Këta të fundit janë arrestuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, që sipas prokurorisë kanë kryer shkelje dhe korrupsion.
Më herët Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës dënimin e të paktën 15 personave të marrë të pandehur, kur për ish-ministrin Koka ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por për shkak se procesi ndaj tyre është bërë me gjykim të shkurtuar në rast se Koka do të gjenden fajtor dënimi do të jetë 6.8 vite heqje lirie.
Ndërsa për ish-deputetin Bllako ka kërkuar dënimin me 7 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënim me 4.8 vite heqje lirie.
Prokuroria ka kërkuar dënim edhe për personat që kanë ndërtuar inceneratorin, siç është Klodian Zoton.
Për Zoton, SPAK ka kërkuar 12 vite burg dhe nëse ai do të gjendet fajtor do të vuajë dënimin me 8 vite heqje lirie.