MENU
klinika

“I shpërblehet puna”

Dafina Zeqiri fiton çmimin e rëndësishëm!

19.09.2023 - 11:48

Kjo verë ka qenë shumë e begatë për Dafina Zeqirin. Përpos me koncerte, artistja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe me projektet e saj të njëpasnjëshme.

Në dy muaj ajo publikoi një mori projektesh, të cilat të gjitha padyshim numërojnë miliona klikime në pak kohë.

Për këtë sukses dhe punë të palodhur, Dafina ka fituar së fundmi çmimin “Artistja e vitit” nga Radio Dukagjini.

Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal pak javë më parë u zbuluar se këngëtarja është në një lidhje dashurie me biznesmenin Kreshnik Gjergjin. Kjo romancë e saj e re vjen pak kohë pas ndarjes nga partneri dhe bashkëpunëtori prej shumë vitesh Dj Geek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka ardhur koha të kujdesem për veten”

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?

Kjo verë po, që do të jetë një hit!

Bëhen bashkë Dafina Zeqiri, Ledri dhe…