MENU
klinika

Çfarë po ndodh mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip

Dashuri apo miqësi? E vërteta e lidhjes së Krist Aliajt me Dea Mishel

03.09.2023 - 12:10

Krist Aliaj festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të në një nga plazhet e Jugut në Shqipëri.

Krah tij në këtë ditë të veçantë ishte dhe Dea Mishel. Kjo e fundit i bëri edhe një urim të ëmbël publik, duke nxitur kështu edhe më shumë aludimet e javëve të fundit se Kristi dhe Dea mund të jenë në një lidhje.

Por, këto spekulime dyshja i ka shuar në Instagram. Fillimisht, Kristi ka publikuar një foto me Dean, duke shkruar se ata janë thjesht miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Madje, ai zbulon se ka një marrëdhënie me dike tjetër.

“Thjesht për të pastruar thashethemet, unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që e respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmonim njëri-tjetrin kur gjërat bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam marrëdhënie me dike tjetër. Faleminderit! Dea vazhdo shkëlqe!”.

Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në “Instagram”-in e saj, Dea shkruan se Kristi ka qenë disa herë i vetmi person që i ka qëndruar pranë dhe nuk do e harrojë kurrë këtë.

Ndër të tjera ajo shprehet: “Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time.

Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam kaq mirënjohëse. Jam e lumtur për çdo hap të jetës tënde”.

Por ndonëse të dy protagonistët e kësaj historie e mohuan lidhjen, ndjekësit e tyre ende nuk janë të bindur që mes dyshes ka vetëm miqësi. Qëkur ishin në shtëpinë e Big Brother, Dea dhe Kristi u shfaqën shumë të afërt me njëritjetrin. Edhe pas përfundimit të lojës, ata shpesh aluduan se mes tyre ka nisur një raport. Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”, ai e mbyll “kapitullin” e aludimeve nëse është apo jo në lidhje me Dea Mishel Hoxhën.

Kristi e ka quajtur atë “shok” e madje shpreh habi se përse njerëzit aluduan se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi. Gjatë kësaj interviste, ai tha se nëse do kishte pasur pëlqim mes tyre, do ishte zhvilluar.

“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp. Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”, mbyll fjalinë e tij për këtë çështje.

Por, afërsia mes tyre, ka bindur të gjithë ndjekësit që në fakt mes tyre ka një histori rozë. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale, që bëjnë me dije se në fakt lidhjen e tyre ata do ta bëjnë publike në sezonin e ardhshëm mediatik, ku dyshja pretendon të ketë kohë televizive dhe natyrisht që një lidhje mes tyre do të ishte lajm i rëndësishëm për nisjen e sezonit të ri televiziv.

E teksa presim zhvillime të reja nga Dea dhe Kristi, sytë e të gjithë ndjekësve janë fokusuar te këta dy personazhe për të parë nëse mund të gjejnë diçka më shumë sesa miqësia e sinqertë që të dy bëjnë me dije.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain