MENU
klinika

Nuk riparuan kabinat e shpërndarjes së energjisë

Dibër/ Nën hetim punonjësit e OSHEE

21.09.2023 - 12:48

Punonjësit e OSHEE, Dibër janë nën hetim për shpërdorim detyre.

Dyshohet se ata nuk riparuan kabinat e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat ishin burim rreziku për banorët e 2 njësive administrative, Sllovë dhe Arras.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë kryer verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale, në terren, pasi banorët e dy fshatrave u ankuan se ishin në rrezik.

Sipas policisë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e OSHEE, Dibër.

“Si rezultat i vlerësimit të menjëhershëm dhe me seriozitet, të ankesave të banorëve të njësive administrative Sllovë dhe Arras, se nuk ishin marrë masa për riparimin e kabinave të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat ishin shndërruar në burim rreziku për ta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë kryer verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale, në terren”, thuhet në njoftim.

Babai lejohet të marrë pjesë në varrimnin e të djalit dhe vajzës

Dy ceremoni mortore! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër!

Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur

Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar