MENU
klinika

"Të futet Komisioni për Reformën Zgjedhore"

Dokumenti/ Gazment Bardhi kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës

21.09.2023 - 09:57

reu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës.

Në letrën drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla, ai kërkon që në rend dite të futet Komisioni për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e përbërjes së tij lidhur me përfaqësuesit e opozitës.

Gazment Bardhi argumenton se në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë dhe se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Me qëllim që të bëhet funksional Komisioni i Reformës Zgjedhore, për shkak të mungesave nga rradhët e përfaqësuesve të opozitës (për shkak se ka deputetë që kanë dorëuzar mandatin) dhe pas analizës së punës së përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, ku për 1 vit e gjashtë muaj janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar cuarjen përpara të kësaj Reformë të rëndësishme për vendin”, shkruan kreu i Grupit të PD-së.

Gjithashtu ai i ka propozuar emrat e deputetëve opozitarë për t’u bërë pjesë e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhor.

1. Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar

2. Znj. Dhurata Cupi anëtar

3. Z. Dashnor Sula-anëtar;

4. Z. Ervin Salianji – anëtar;

5. Znj. Lindita Metaliaj – anëtar: 6. Z. Tomor Alizoti – anëtar;

7. Z. Fatmir Mediu-anëtar; 8. Z. Shpëtim Idrizi – anëtar,

9. Z. Petrit Vasili- anëtar;

10. Znj. Eralda Bano – anëtar zëvendësues;

11. ZAsllan Dogjani – anëtar zëvendësues;

12. Znj. Elda Hoti – anëtar zëvendësues.