MENU
klinika

Sesioni i ri parlamentar

“Nuk jam hipokrit si ti”, zbardhet debati mes Bashës dhe Bardhit në Kuvend

04.09.2023 - 22:58

Me debate të shumta e nisi Kuvendi i Shqipërisë këtë sesionin të ri parlamentar, ku nuk pati përplasje vetëm mes opozitës dhe maxhorantës, por edhe mes vetë deputetëve të PD.

Debatet nisi pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njohu si kryetar të grupit parlamentar të PD, Lulzim Bashën dhe jo Gazment Bardhi.

“Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.

E kjo gjë ka shkaktuar edhe debat mes Bardhit dhe Bashës. Mediat kanë zbardhur një debat pa mikrofon mes dy demokratëve.

Basha i ka kërkuar Bardhit që të pijnë një kafe dhe të diskutojnë. Bardhi e ka refuzuar madje e ka quajtur kryedemokratin qesharak dhe hipokrit.

Pjesë nga debati:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?

Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.

Basha: Po mos rri kështu, qesh pak

Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.

Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste Berisha)

Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.

Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti

Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.

Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?

Basha: Nuk e di, nuk po merrem unë me këtë.