MENU
klinika

Pse po vonohet Rama?

Emrat e ministrave të rinj nuk kanë mbërritur ende në Presidencë

06.09.2023 - 14:16

Kryeministri Edi Rama nuk i ka dërguar ende Presidentit të Republikës Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj për të dekretuar ndryshimet në qeveri.

Nga ana e institucionit të Kryeministrisë nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyet se pse nuk janë dërguar ende emrat e ministrave të rinj pas ndryshimeve në qeveri, të njoftuar në Asamblenë e PS-së të mbajtur më 4 Shtator.

Kryeministri Rama njoftoi se emrat e rinj do të dërgoheshin për dekret në Presidencë që prej datës 5 Shtator, por diçka e tillë nuk ka ndodhur akoma.

Në Asamblenë e PS-së, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PS-së po i plasin skandale korrupsioni njëri pas tjetrit

DW: Qeveria Rama u riformatua pas goditjeve nga SPAK!