MENU
klinika

Pas shkëputjes disa vjeçare

Eni Koçi i rikthehet muzikës

24.09.2023 - 12:21

Pas një shkëputjeje disa vjeçare, këngëtaren Eni Koçi shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.

Lajmin emocionues e ka bërë të ditur vetë, artistja. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, Koçi u pyet kur do t’i kthehet muzikës, ajo ka thënë se është duke punuar në studio në disa projekte.

“Tash i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, ka thënë Eni.

Gjatë kësaj kohe, Eni duket se ka marrë pushim duke iu dedikuar tërësisht familjes së saj dhe vetes, por sot ka njoftuar rikthimin e saj në muzikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN