MENU
klinika

“Prekja fantazmë”

Fëmijët reagojnë ndaj ngacmuesve seksualë në realitetin virtual

06.09.2023 - 11:15

Ngacmuesit seksualë po shënjestrojnë fëmijët brenda realitetit virtual (VR) dhe disa prej viktimave janë shprehur se kanë reaguar fizikisht kur janë prekur pa miratimin e tyre.

“Prekja fantazmë” është një nga format e ngacmimit, shkruhet në një studim të kërkuar nga organizata NSPÇ që paralajmëron se këto platforma po paraqesin një “pengesë gjigande” për organet ligjzbatuese dhe përpjekjet për të mbrojtur të miturit.

Studimi shkruan se realiteti virtual në të cilin fëmijët hyjnë duke përdorur një pajisje të posaçme që i transporton në një hapësirë dixhitale krijon mundësi të reja për pedofilët.

Në raportin e Child Safeguarding & Immersive Technologies raporton se abuzuesit përdorin avatarët për të’çliruar’ viktimat e tyre dhe për të ‘normalizuar’ sjelljen.

Një prej viktimave thotë se ka përjetuar “traumë” nga përvoja e hidhur. “Ishte shumë normale për ngacmuesin që të krijonte marrëdhënie me të miturit në hapësirën që ne jetonim. Dola nga situata me probleme të theksuara mosbesimi dhe nuk e di se kur gjërat mund t’i kthehen normalitetit”.

Avatarët dhe pamja e tyre si personazhe të animuar krijojnë tek prindërit dhe fëmijët idenë se gjithçka është në rregull, po flasin me dikë të moshës së tyre dhe janë të sigurt.

Ngacmuesit po e përdorin hapësirën dixhitale për të ngritur ‘komunitete’ në të cilat shpërndajnë materiale abuzive me njëri-tjetrin.

NSPÇ këshillon prindërit që deri në momentin e marrjes së masave rigoroze, të përpiqen të njohin pajisjet teknologjike të fëmijës së tyre, të zbatojnë kontrollin prindëror si bllokimi i përdoruesve të panjohur, përzgjedhjen e lojërave që mund të luajnë dhe vendosjen e kufijve fizikë në botën virtuale për të mos lejuar të tjerët që t’i afrohen avatarit të të miturit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

Nga mbikërqyrja kibernetike tek seriali i animuar “The Simpsons”

10 parashikimet e shkrimtarëve futuristë, që sot janë vërtetuar