MENU
klinika

Garë fërgese Tiranë-Elbasan

Festa promovon gatimet e Shqipërisë së mesme

03.09.2023 - 13:17

E organizuar tashmë në formën e një konkursi mes dy qyteteve, “Festa e Fërgesës”, ka bërë bashkë qytetarë të Elbasanit, Tiranës, por edhe shumë turistë për të shijuar gatimin tradicional të Shqipërisë së mesme.

Synimi i këtij organizimi është përçimi i vlerave të mrekullueshme të kulinarisë shqiptare brez pas brezi.

“Në fakt është tradita dhe trashëgimia, gjërat më të rëndësishme të një vendi të një kombi të një shteti, edhe kulinaria është po aq e rëndësishme. Duhen promovuar të gjitha vlerat e vendit edhe brezat duhet të edukohen“- tha Mirela Koçollari, Bashkia Tiranë.

“Ky element gatimi përbën pjesën e mikrpritjes dhe sofrës bujare që është një element që nuk e ka vetëm Shqipëria e mesme por mbarë kombi shqiptar”- tha Xhani Shqerra, Bashkia Elbasan

Zonja të Tiranës dhe Elbasanit sollën në qendër të qytetit shijen që askush nuk mund t’i rezistojë, mes krenarisë që traditat po trashëgohen ndër breza.

Fërgesë me mëlçi, me gjizë apo shumëllojshmëri të gatimit? Themeluesja e kësaj feste Dhurata Thanasi thotë se dikur varianti i gatimit vinte sipas gjendjes ekonomike, por me rëndësi është të gatuhet me prodhimet vendase të cilat Tirana dhe Elbasani I kanë më shumicë.

Sofra tradicionale u shtrua në Portën Mikpritëse të Kalasë së Elbasanit ku kryefjala ishte fërgesa, por pa munguar edhe pak raki, ndërsa grupet folklorike të Elbasanit dhe Tiranës dhuruan atmosferë fantastike për të pranishmit.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan