MENU
klinika

U largua nga Konferenca e Kryetarëve

Flutura Açka: Dy dado e vrasin fëmijën, s’doja të bëheshim qesharakë

20.09.2023 - 17:11

Deputetja e PD-së Flutura Açka, e deleguar nga Lulzim Basha për postin e Kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetareve ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Açka shkruan se është larguar nga mbledhja për të mos e bërë situatën qesharake, pasi në mbledhje ishin dy kryetarë Grupi për PD.

“Kuvendi nuk u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj.

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Konferenca e Kryetarëve vendosi në mënyrë të njëanshme"

Alibeaj i del krah ‘Rithemelimit’: Nikolla po shkel rregullore