MENU
klinika

Rama: Do marrin pjesë Italia, Franca, Dubai

Gara botërore e ujit, Formula 1 në qytetin e Pogradecit

07.09.2023 - 12:33

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në korrikun e 2024 do zhvillohet gara botërore e ujit, Formula 1 në qytetin e Pogradecit

Sipas tij 43 skuadra nga e gjithë bota, do e kthejnë këtë qytet, kryeqendrën botërore të sporteve për 7 ditë. Gjithashtu kryeministri tregoi se pas disa vitesh, në Elbasan do zhvillohet edhe Formula 1 me makina.

Së fundmi Rama ka publikuar gjithashtu një foto me organizatorët e Formula 1H2O dhe tregon se në këtë garë do marrin pjesë Italia, Franca, Spanja, Dubai, Indonezia, Kina etj.

“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për Kampionatin Botëror të Ujit 2024 kur Shqipëria do të futet në liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, së bashku me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën etj”, shkruan Rama.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit