MENU
klinika

Humbja e kandidatit të “BF” në Kukës

Gjekmarkaj: Demokratët, të bëhen mendje të ftohta…

26.09.2023 - 18:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se humbja e kandidatit të opozitës, Emri Vata, në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, nuk është e mirë për demokratët.

Komentet Gjakemarkaj i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se të gjithë faktorët në opozitë duhet të shndërrohen në mendje të ftohta dhe të shkëpusin zinxhirin e humbjeve.

“E djeshmja nuk ishte e mirë as për PD, as për demokratët. Por të gjithë të shndërrohen në mendje të ftohta dhe demokratët të shkëpusin këtë zinxhir humbjeje”, tha Gjekmarkaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura në Kukës, pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit, fitoi sërish kandidati i PS Albert Halilaj.

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës