MENU
klinika

Akuzohet për shit-blerje votash

GJKKO cakton datën e seancës së parë ndaj Belerit

11.09.2023 - 11:04

Caktohet seanca e parë në GJKKO ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Ky i fundit ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë që të marrë pjesë në procesin e votimit, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.

Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake.

Ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar./Dosja.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ofendon perceptimin evropian të shtetit të së drejtës"

Fredi Beleri mbeti në burg, Athina zyrtare reagon e revoltuar

“300 Euro i ke ti, atyre jepu 50-çen”

Dalin përgjimet që fundosen Fredi Belerin