MENU
klinika

Lehtësi për makinat në aeroportin 'Nënë Tereza',

Hapet segmenti që lidh rrugën Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin

12.09.2023 - 13:52

Segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë- Kamëz me Rinasin është tashmë i hapur për kalimin e automjeteve. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë disa foto të segmentit të ri në rrjete sociale. Ky segment do të shërbejë si një akses i ri për mjetet pranë Aeroportit ‘Nënë Tereza’.

‘Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, shkruan Rama në Facebook.