MENU
klinika

Takimi Kurti-Vuçiç

Hill: Serbia i kishte bërë mirë detyrat e shtëpisë

15.09.2023 - 18:46

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka dhënë përshtypjet e tij lidhur me takimin e lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin tha se ishte në favor të Serbisë.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka deklaruar se negociatat mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishin vërtet të vështira, por se Serbia i kishte bërë detyrat e shtëpisë dhe ishte përgatitur mirë.

Diplomati amerikan shpreson që procesi i dialogut të vazhdojë, dhe se Serbia me pjesëmarrjen në të mund të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimi Kurti-Vuçiç 14 shtator

Takimi i nëntë ndërmjet Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nuk prodhoi ndonjë rezultat. Sipas Shefit të Diplomacisë së BE-së ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç-i e pranoi.

Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Kurti dhe Vuçiç, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti tha se kushtëzimi i Serbisë për formimin e Asociacionit është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së. Sipas Vuçiç-it, Kurti, thjesht i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me Borrell në Bruksel/

Kurti: Vuçiç-i nuk pranoi takim trilateral

Situata e tensionuar në veri të Kosovës

BE kërkon takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!