MENU
klinika

Ja përse

I rrezikshëm?! Franca i kërkon Apple të ndalojë iPhone 12

14.09.2023 - 16:43

Autoritetet franceze pretendojnë se iPhone 12 tejkalon kufijtë europianë të ekspozimit ndaj rrezatimit dhe urdhëruan pauzë në shitje për momentin dhe rregullim të telefonave tashmë të shitur te klientët.

Agjencia Kombëtare Franceze e Frekuencave tha se “ka kërkuar që Apple të tërheqë iPhone 12 nga tregu francez, duke filluar nga 12 shtatori 2023, pasi masat tregojnë se shkalla specifike e përthithjes së rrezatimit tejkalon kufijtë e përcaktuar”. Agjencia tha se iPhone 12 nuk është në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian.

ADVERTISING

Duke kundërshtuar pretendimet e agjencisë, Apple deklaroi se tashmë i kishte dhënë agjencisë rezultate të shumta laboratorike të kryera nga kompania dhe palët e treta të pavarura që tregonin përputhshmërinë e pajisjes me rregulloret përkatëse SAR dhe standardet globale.

SAR – masë e shkallës së përthithjes së energjisë RF (radiofrekuenca) nga trupi nga burimi që matet – në këtë rast, një telefon celular.

Apple i kundërshtoi pretendimet dhe deklaroi se do të vazhdonte të punonte me agjencinë për të demonstruar se iPhone 12 nuk përbën asnjë rrezik.