MENU
klinika

(EMRI)

Ishte kthyer në “tmerrin” e biçikletave, arrestohet 40-vjeçari!

17.09.2023 - 11:01

Një 40-vjeçar në Durrës, shtetasi Kristo Myftari, ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se vidhte biçikleta në këtë qytet.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se vetëm në 2 javët e fundit ai kishte vjedhur 4 biçikleta.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 2 prej biçikletavëe të vjedhura. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reagimi i Policisë:

Durrës-Vodhi 4 biçikleta gjatë 2 javëve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.

Sekuestrohen 2 prej biçikletave të vjedhura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas disa denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të biçikletave të tyre, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin K. M., 40 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.