MENU
klinika

Rama poston videon

“Ishulli i Maligradit, ofron eksperiencë të mrekullueshme”

08.09.2023 - 11:18

Ishulli i Maligradit në Liqenin e Prespës, 20 minuta me varkë nga fshati Pustec, është një destinacion shumë i veçantë i qarkut të Korçës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga ishulli i Maligradit, pjesë e parkut kombëtar të Prespës.

“Ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës, vetëm 20 minuta me varkë larg Pustecit, ofron një eksperiencë të mrekullueshme, mes vlerave natyrore, arkeologjike dhe kulturore”, shkruan Rama.

Ishulli i Maligradit karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër.

Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë.

Në Maligrad janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që sipas arkeologëve i përkasin një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po merr formë përditë e më të plotë"

Rindërtimi, Rama poston videon nga Thumana

"Synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut"

Rama poston videon nga punimet për bypass-in e Vlorës

"Për të apasionuarit e çiklizmit malor"

Rama poston videon nga Bjeshkët e Kukësit


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit